“Cili prej jush është pa mëkat, të hedhë i pari gurin” nga Marin PEPAJ

Me 10/08/2017 Fahri Xharra publikon në FB shkrimin “Nëno moj, po na e shajnë Kadarenë!” Siç shihet nga shifrat dhe siç pritet kur flitet për Kadarenë, diskutimet janë të shumta. Thjesht për kuriozitet janë mbi 45 persona që kanë shkruar, kanë diskutuar diçka. Është më se normale, që çdokush të shprehë mendimin e tij mbi figurën e Kadaresë, por duke qenë kjo, një figurë shumë planëshe, është mirë dhe në dobi të shqiptarëve dhe Shqipërisë të shihet si e tillë.

Së pari: Ismail Kadare nuk është politikan dhe si i tillë, nuk duhet të diskutohet në rrafshin politik.

Kjo vërtetohet nga qëndrimi që ka mbajtur pas viteve ’90 larg politikës. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan pyetjes:

Ka pasur në shtyp kritikë tuaj se ju keni tentuar të hyni në politikë para viteve ’90. A është e vërtetë kjo?

Kadare përgjigjet:

Kjo nuk është fare e vërtetë. Janë fantazi e njerëzve që ngrihen dhe ngrysen me ëndrrën për të pasur pushtet. Dhe ai s’mund ta besojë kurrë që ka njerëz që nuk duan pushtet. Dhe unë nuk jam i vetmi ka plot të tillë. Mirëpo ai që jeton me këtë, nuk e beson dot kurrë. Kohët e fundit, se më ngjallet mua herë pas here ky thashethem, se Kadare do të bëhet President. Thotë që jo, po aty e ka mendjen. 1000 vjet sikur të jetoj mua s’do më shkojë mendja kurrë për këtë gjë dhe nuk më ka shkuar kurrë. Jo se jam njeri i jashtëzakonshëm nga ana morale apo etike, por sepse nuk është natyra ime kjo.  (http://www.tiranaobserver.al/intervista-e-ploteismail-kadare-e-verteta-e-tradhtive-te-mia/)

Në 2 Korirk 1990 “pushtohen” ambasadat në Tiranë. Më pas u organizua mitingu i madh në shesh ku u dënua hyrja në ambasada. Në këtë kohë qarkulloi një thënje e Kadaresë “këta të ambasadave se janë jashtëqitje e kombit”

Preç Zogaj në librin “Fillimet” kujton një nga takimet me Kadarenë në verën e vitit ’90. Aty tregon një episod kur dikush, një i panjohur, i kërkoi Ismailit që ecte në rrugë, të bënte më shumë kundër regjimit. Dhe Zogaj tregon aty zemërimin e zakontë të Kadaresë në këto raste. “Po mirë mo pse s’bëni ju më shumë, pse i kërkoni të gjitha nga unë”. Dhe Zogaj vazhdon të tregojë se në këtë valë zemërimi Kadare tha: “Këtu do të shpërthejnë gjirizet. Do të shpërthejnë sic nuk e merrni me mend, të gjithë do të vërsulen të bëjnë pis njëri-tjetrin, do të jetë e shëmtuar, e padurueshme”

Në fakt këtë profeci, e cila u vërtetua pas rënies së komunizmit, Kadare mund ta ketë thënë, kudo në ato ditë zemërimi të verës së vitit ’90, kur po planifikonte të linte përfundimisht Shqipërinë. Dhe më pas ky shpërthim mllefi i tij mund ti jetë përdorur nga aparati i shtetit komunist, për ti’a transformuar fjalët në interest të tij, aq sa deri më sot vjen tek ne si e vërtetë, një shprehje që të gjithë dëshmitarët thonë se nuk është artikuluar.  (Lapsi.al)

Tjetër “faj” që i vihet Kadaresë në këtë periudhë është largimi i tij nga Shqipëria.

Më 12 gusht 1990, Ramiz Alia mblodhi në një takim një grup intelektualësh nga fusha të ndryshme.

“Më në fund Sekretari i Parë i KQ të PPSH-së, Ramiz Alia, iu drejtua nga karrigia e Presidentit intelektualëve të ftuar, se çfarë mendonin për pluralizmin. Një pasazh i Ramiz Alisë me mjekun Sali Berisha dhe një tjetër dialog me shkrimtarin Ismail Kadare, dëshmojnë qartë se sa të vështirë e kishte secili prej tyre të kërkonte hapur nevojën për shpalljen e pluralizmit në Shqipëri. Këta dy të fundit folën për pluralizmin, por duke iu përgjigjur pyetjeve të Ramiz Alisë. Askush nuk guxoi të thotë i vendosur: “Po. Ka ardhur koha që në Shqipëri të shpallet pluralizmi”. Ende në pushtet ishte PPSH-ja dhe sistemi totalitar komunist vepronte me gjithë forcën e tij. Askush nuk ishte i sigurt nëse koha e dënimeve politike kishte mbaruar.” (Te sheshi 02/08/2015)

Ja si përgjigjet ai(Kadare) në një intervistë për Radio Deutche Welle, në shqip, në shtator 1990:

“… Siç e dini mirë në Shqipëri kjo nuk mund të ndodhte, nuk kish një minimun të lirisë së shtypit. Atje duhet të liheshin aluzionet ose shprehjet me kuptim të dyfishtë, i duhej folur hapur popullit e i duhej thënë e vërteta. Ishte koha që populli të vëndoste, për këtë e quajta të domosdoshme largimin në çdo mënyrë nga Shqipëria. (për të folur hapur-MP)

Së dyti: Ismail Kadare ishte dhe është krijues në fushën e letrave, shkrimtar, poet, romancier, publicist. Krijimtaria e tij para viteve ’90, si e plot krijuesve të tjerë, natyrisht që ka pasur edhe himne për partinë, socializmin, komunizmin dhe shokun Enver. Por në këtë krijimtari kemi edhe “devijimet” e Kadaresë nga vija “politically correct”. Të kujtojmë vetëm “Pashallarët e kuq” për të kuptuar daljen nga korrniza të Kadaresë. Të kujtojmë “Dimrin e madh” që ndejti nje vit në Komitetin Qëndror dhe u ripunua dy herë. Në krijimtarinë pas ’90 do kujtoj vetëm publicistikën e Kadaresë në lidhje me Kombin, Shqiptarët, Fenë, duke dhënë një kontribut të mjaftueshëm për ndërgjegjsimin e shqiptarve me shqiptarizëm.

Së treti: një thënje e Konicës “Mjerimi i shqiptarve ka qënë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pasi deve … Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë e jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari.

Në këtë rrafsh theksoj se post-e siRespekte per Te dy kolloset akademike Shqiptare”, “Binom fantastik, vlera kombëtare, respekt!”, “kollosët e kombit” e të tjera superrelativa, nuk i shërbejnë aspak shkrimit të hedhur për diskutim, ashtu siç nuk i shërbejnë edhe shprehjet vulgare e ofendimet dhe kalohet nga plani i vlerave ose mosvlerave të Kadaresë, në planin “kush je ti e kush jam unë”, që harrin deri në sharje, gjë e pajustifikueshme për nivelin që pretendohet.

Së katërti: Kadareja është njeri si gjithë të tjerët me dhuntinë e të perceptuarit dhe hedhjes në letër të ngjarjeve, atmosferës rreth e rrotull tij, të zbërthimit të opinionit bashkëkohor sipas tij dhe këtë e ka bërë në mënyrë artistike të përsosur. Nga ana tjetër ai, duke qenë njeri, ka dobsitë e veta si gjithkush. Por kandari anon nga pozitivja. Në përgjithsi të gjithë e kemi shumë kollaj të shohim qimen tek tjetri e jo traun tek vetja, kur diskutojmë për tjetrin. Do kujtoj një thënje, që nuk më kujtohet ku e kam parë, o dëgjuar Cili prej jush është pa mëkat, të hedhë i pari gurin”

Për ta mbyllur, kujt i shërben ky debat për Kadarenë? Shqiptarve, shqiptarizmës, Shqipërisë. Mendoj se jo. Kadare dhe të tjerë bashkëkohës e kolegë të tij, janë dhe mbeten, me komleksitetin e tyre, ata që kanë lënë të shkruar, me aq sa kanë mundur, jetën tonë e në një farë mënyre edhe historinë tonë në shekullin e kaluar.

Annunci

Rispondi

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione /  Modifica )

Google+ photo

Stai commentando usando il tuo account Google+. Chiudi sessione /  Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione /  Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione /  Modifica )

Connessione a %s...